Forumi i Gruas i AlternAtivA-s në krye me kryetaren Albulena Demiri Zendeli dhe nënkryetaren Lutfije Veseli sot qëndruan për vizitë në zyrat qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje kua bashkë me ministren Albulena Haxhiu, si dhe me deputete dhe eskponente të larta të kësaj partie diskutuan për rëndësinë e pjesëmarrjes së femrës në politkë e sidomos në ekzekutiv.
Rëndësi e veçantë iu kushtua edhe çështjeve që janë me interes të veçantë për gratë dhe përfshirjen e tyre në programin zgjedhor.
Me këtë rast, gratë e forumeve të ndryshmen të partive shkëmbyen përvojat e tyre si femra në procesin e politikëbërjes në opozitë dhe në pozitë duke u zotuar për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.