Përfaqësues të partive politike, në prani të ekspertëve, organizatave dhe përfaqësuesve nga diskursi ndërkombëtar, prezantuan angazhimet e mëparshme dhe të ardhshme që planifikojnë t’i realizojnë në periudhën e ardhshme për avancimin e pjesëmarrjes së grave në politikë.
Konferenca “Dhuna ndaj grave në politikë – zgjidhje për pjesëmarrje më të madhe të grave në politikë” shërbeu si një platformë për të diskutuar ndikimin e narrativave mediatike mbi dhunën ndaj grave në politikë, për të identifikuar barrierat që mbizotërojnë në vend dhe për të gjetur zgjidhje efektive për forcimi i përfaqësimit të grave në politikë.
Kësaj konference, me fjalimin e saj iu drejtua Kryetarja e Forumit të Gruas të Alternativës, znj. Albulena Demiri Zendeli. Në konferencë morën pjesë edhe anëtarja e Kryesisë Qendrore, znj. Imërlije Saliu dhe Sekretari i Degës së Çairit, Zekerija Berisha.
E ftuar nderi me fjalën e saj në këtë aktivitet ishte deputetja e Parlamentit Britanik, znj. Jasmin Qureshi.
Konferencën e organizoi WFD në bashkëpunim me Institutin për Studime të Komunikimit, me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Shkup.