Në përvjetorin e 557-të të vdekjes së heroit kombëtar Skënderbeu, me ndjenja të thella respekti, nderuam kujtimin e tij duke vendosur lule në Sheshin e Skënderbeut.
Në këtë ditë të shënuar, së bashku me deputetët Bekim Sali dhe Merita Kollçi Koxhaxhiku, ambasadorin e Shqipërisë, Denion Meidani, si dhe ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja, theksuam vlerat dhe arritjet e këtij lideri të pashoq, i cili i dha lavdim kombit shqiptar dhe drejtim historisë tonë. Skënderbeu mbetet simbol i unitetit, luftës për liri dhe krenarisë kombëtare, prandaj është detyra jonë që të ruajmë dhe promovojmë trashëgiminë e tij për brezat që do të vijnë.