Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi realizoi takim me homologun e tij, z. Andreas Norlen, Kryetar i Riksdagut, Parlamentit të Suedisë.

Në kuadër të vizitës time zyrtare në Suedi, realizova një takim me homologun tim, z. Andreas Norlen, Kryetar i Riksdagut, Parlamentit të Suedisë.
Afirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe ndërparlamentare mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Suedisë, ndërsa diskutuam për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si demokracia, sundimi i ligjit dhe reforma parlamentare, të cilat na ndihmojnë në realizimin e aspiratave për integrim në BE. Në këtë konteskt, theksova se angazhimi i Suedisë në mbështetje të reformave dhe proceseve demokratike në rajon është një shembull i shkëlqyer për ne, për të cilën shpreha mirënjohje të thellë.
U pajtuam që ky takim është kyç në avancimin e marrëdhënieve tona dhe bashkëpunimit mes dy parlamenteve.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.Required fields are marked *