Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, nderojmë forcën, guximin dhe qëndrueshmërinë e individëve që përballen me sfida të veçanta.

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, nderojmë forcën, guximin dhe qëndrueshmërinë e individëve që përballen me sfida të veçanta. Ata janë një pjesë e ndjeshme, por jetike e shoqërisë sonë, dhe, pavarësisht pengesave, potenciali i tyre për të kontribuar në çdo sferë të shoqërisë është i pakufizuar.
Kjo ditë na fton të reflektojmë mbi rëndësinë e mundësive të barabarta, inkluzivitetit dhe respektit për dinjitetin dhe diversitetin e çdo individi. Si shoqëri, kemi përgjegjësinë kolektive të sigurojmë këto mundësi dhe të angazhohemi për fuqizimin dhe integrimin e personave me aftësi të kufizuara. Kuvendi i RMV mbetet i përkushtuar për të kontribuar në këtë drejtim në çdo formë.
Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.Required fields are marked *