Kryetari i Kuvendit të RMV, Afrim Gashi, ka nënshkruar Marrëveshje Kolektive me pesë universitetet publike në vend, që siguron kushte më të mira për puntorët dhe rritje të rrogave.
Kjo ngjarje bëhet ende më e veçantë kur dihet se kjo Marrëveshje është nënshkruar me rastin e 31 vjetorit të themelimit të Universitetit të Tetovës.
“ Pata kënaqësinë e veçantë të nënshkruaj marrëveshje kolektive me sindikatat e pesë universiteteve publike të vendit:
* Universiteti “Goce Delçev” – Shtip
* Universiteti i Tetovës
* Universiteti “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir
* Universiteti “Nënë Tereza” – Shkup
* Universiteti “Shën Apostol Pavle” – Ohër
Тani të gjitha universitetet publike do të kenë marrëveshje kolektive, një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një arsimi të lartë më të qëndrueshëm dhe më të barabartë. Ky është një moment historik që dëshmon përkushtimin tonë për përmirësimin e kushteve të punës dhe forcimin e cilësisë akademike. Vendosja e standardeve më të larta arsimore, ndërtimi i një sistemi më konkurrues dhe vlerësimi i drejtë i punës së stafit akademik janë synimet kryesore të këtij akti.
🤝Urime të gjitha universiteteve, stafit akademik dhe studentëve për këtë moment të rëndësishëm dhe sukses të përbashkët!”, thuhet në njoftim.