Në bashkëpunim me UNHCR-në, sot në Kuvend e shënuam Ditën Botërore të Refugjatëve. Në 30-vjetorin e ratifikimit të Konventës së OKB-së për Statusin e Refugjatëve, jam i kënaqur dhe krenar që Maqedonia e Veriut kujdeset për refugjatët e huaj, duke iu garantuar të drejtat themelore.
Në legjislativin e kaluar, në bashkëpunim me UNHCR-në ndryshuam edhe Ligjin për Evidencën Amë, duke e zgjidhur problemin për qindra persona pa shtetësi.
Shpreha gatishmërinë që Kuvendi të vazhdojë bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare për të gjitha iniciativat që nënkuptojnë avancimin e të drejtave të njeriut dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për refugjatët, azilkërkuesit dhe kategori të tjera që kanë nevojë për përkujdesjen e shtetit.