Ndalja e autobusëve të Kosovës nga Serbia është argumenti më i mirë Serbia nuk mund të çlirohet nga e kaluara millosheviqiane

Ndalja e autobusëve të Kosovës nga Serbia e Vuçiqit është argumenti më i mirë se kjo Serbi nuk mund të çlirohet nga e kaluara millosheviqiane dhe se përkëdhelja e saj nuk ka rezultuar me avancim të vlerave euro-perëndimore atje.
Natyrisht, për neve nuk është e habitshme që ish ministri i Propagandës së Millosheviqit sillet kështu kundrejt shqiptarëve, por është për t’u habitur që është pikërisht Vuçiqi që shfaq brengosje nga humbja e BDI-së në zgjedhje.
Sipas logjikës së deritanishme, i bie se tash do të dalë ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, që ta arsyetojë këtë vendim të Vuçiqit dhe ta akuzojë Qeverinë e Kosovës se ia ka zënë rrugën Serbisë.
Koalicioni VLEN është në mbështetje të së drejtës së qarkullimit të njerëzve, që është vlerë themelore europiane.
Ia VLEN!

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *