Murtezani-Boka: Mbështetje praktike në rrugëtimin tonë drejt BE-së

Murtezani-Boka: Mbështetje praktike në rrugëtimin tonë drejt BE-së
Ministri për cështje evropiane, Orhan Murtezani, gjatë ditës së sotme ka mbajtur një konferencë për shtyp me homologun e tij hungarez, Janosh Boka.
“ Nga konferenca e përbashkët për shtyp me Janosh Boka, Ministër për Çështje Evropiane të Hungarisë.
Pas nënshkrimit të Memorandumit për Bashkëpunim, biseduam për përkushtimin e përbashkët ndaj vlerave evropiane dhe për hapat konkrete të cilat po i ndërmarrim në rrugën tonë drejt BE-së.
Ky partneritet nuk është simbolik, por është mbështetje praktike, miqësi dhe vizion i përbashkët për të ardhmen të cilën e ndajmë”, thuhet në njoftimin për shtyp nga kabineti i ministrit Murtezani.