Sot, gjatë seancës ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë, u diskutuan projekte të rëndësishme që do të përforcojnë bashkëpunimin në disa fusha kyçe si: infrastrukturën, luftën kundër korrupsionit, reformat e nevojshme për integrimin evropian, investimet dhe shkëmbimet kulturore mes dy vendeve.
Këto projekte janë një hap i rëndësishëm për përparimin e vendit tonë drejt integrimit në Bashkimin Evropian, duke përfituar nga mbështetja dhe përvoja e partnerëve tanë hungarezë.