Problemi i pacientëve me fibrozë cistike do të zgjidhet dhe ilaçet për ta do të sigurohen. Lajmin e rëndësishëm e dha Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, i cili në profilin e tij në Facebook njoftoi se në mbledhje të Qeverisë ka kërkuar zgjidhjen urgjente të këtij problemi. Vendimi pritet të merret nesër.
“Në mbledhjen e djeshme të qeverisë inicova sigurimin e mjeteve financiare për ilaçin Trikafta për 30 pacientë me fibrozë cistike. Vendimi për sigurimin e mjeteve pritet të merret gjatë ditës së nesërme. Ne vazhdojmë të kujdesemi për shëndetin e të gjithë pacientëve”, shkruan ministri Sali.
Ministri nga radhët e Alternativës, Bekim Sali, për një periudhë vetëm njëvjeçare në krye të ministrisë, ka siguruar pajisje moderne për 14 spitale, investime të rëndësishme në spitale dhe qendra të shëndetit, me theks te Spitali i Tetovës, por edhe ka inicuar reformimin dhe modernizimin e shëndetësisë primare. Së fundmi, me nismën për sigurimin e ilaçeve për pacientët me fibrozë cistike, Sali dëshmoi se përveç me punët e sistemit shëndetësor, merret personalisht edhe me brengat e të gjithë pacientëve, përfshirë edhe ata me sëmundje të rralla.