Me ftesë të kryetarit të parlamentit të Ukrainës, si dhe të kryetares së parlamentit të Letonisë, kryeparlamentari Gashi mori pjesë në Samitin e Tretë

Me ftesë të kryetarit të parlamentit të Ukrainës, z. Ruslan Stefanchuk, si dhe të kryetares së parlamentit të Letonisë, znj. Daiga Mierina, jam i nderuar të marrë pjesë në Samitin e Tretë Parlamentar të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë në Riga. Kjo ngjarje është një mundësi e shkëlqyer që bashkon parlamentet dhe organizatat ndërkombëtare për të adresuar sfidat dhe kërcënimet ndaj parimeve ndërkombëtare, të drejtave të njeriut, si dhe për të riafirmuar përkushtimin dhe angazhimin tonë në këtë drejtim.
Si kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, jam këtu për të konfirmuar mbështetjen e palëkundur të vendit tonë dhe gatishmërinë për të vazhduar të ndihmojmë Ukrainën në luftën e saj të drejtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *