Kryeparlamentari Gashi realizoi takim me kryetarin e Kuvendit të Ukrainës, z. Ruslan Stefanchuk.

Në kuadër të Samitit të Tretë Parlamentar të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë në Riga, isha i nderuar të takohem me kryetarin e Kuvendit të Ukrainës, z. Ruslan Stefanchuk. Ky takim na dha mundësinë të forcojmë marrëdhëniet bilaterale dhe të konfirmojmë mbështetjen tonë për sfidat që kërcënojnë demokracinë dhe lirinë.
Diskutuam mbi situatën aktuale dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në dimensione të ndryshme të avancimit të demokracisë, integrimit në BE dhe sigurisë. U pajtuam që rol të veçantë në zgjerimin e bashkëpunimit, kanë angazhimi në NATO dhe grupet parlamentare të miqësisë.
Z. Stefanchuk u shpreh mirënjohës për kontributin e deritanishëm të vendit tonë në luftën kundër agresionit rus, ndërsa unë e sigurova që ne vazhdojmë të qëndrojmë krah Ukrainës në këtë periudhë të vështirë dhe se jemi të vendosur të kontribuojmë në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *