Duke e njohur potencialin ekonomik të mërgatës shqiptare, sonte në Berlin bashkë me kolegët e mi, liderët e VLEN-it, morrëm pjesë në një darkë të përbashkët pune me të gjithë afaristët shqiptarë të cilën jetojnë dhe punojnë në Berlin dhe në qytete tjera të Gjermanisë. Qëllimi i kësaj darke pune ishte njohja nga afër me potencialin investues të mërgatës shqiptare, shqyrtimi dhe lehtësimi i mundësisë që ky kapital të mund të investohet në Maqdoninë e Veriut duke qenë thellë të bindur se kjo do të ndikonte drejtëpërdrejtë në uljen e emigrimit, ngritjen e standardit jetësor por edhe mundësia për kthimin e disaporës shqiptare në vendlindje.