Liderët e Lidhjes për Ndryshim pas takimeve në Bundestagun gjerman, sot janë ndalur në Bruksel për të realizuar një takim me zotëri Ahmet Gjana, nënkryetar i Komunës Molenbek në Bruksel i cili liderët e opozitës shqiptare i priti i shoqëruar nga kolegët e tij, Françoise Schepmans nënkryetare për kulturë dhe Olivier Mahy nënkryetar për për çështje urbanistike.
Liderët e lidhjes falënderuan zotëri Gjanan për rolin e tij në organizimin e dhe përfaqësimin e diasporës shqiptare e cila në vazhdimësi ka kultivuar raporte shumë të afërta me vendlindjen, duke marrë pjesë aktive në ruajtjen e interesit dhe vlerave kombëtare. Gjithashtu shprehën gatishmërinë e opozitës shqiptare për të thelluar dhe institucionalizuar bashkëpunimin me diasporën shqiptare e cila edhe përkundër kontributit të dhënë është anashkaluar dhe lënë pas dore nga pushteti.