LEN: A mund të ketë ngjajshmëri rasti i Pal Lekajt me Artan Grubin për “Bechtel Enkan”?

https://fb.watch/pYGGrwIf-V/

Ditë më parë në Kosovë u dënua me burg deputeti Pal Lekaj, i cili ka qenë ministër i infrastrukturës. Arsyeja e dënimit është pagesa prej 53 milionë eurove që Qeveria e Kosovës i kishte paguar “Bechtel-Enkës” për zgjatjen e afatit të përfundimit të punimeve në autostradën ‘Arbën Xhaferi’.

Por a mund të ketë ngjashmëri me rastin e Pal Lekajt dhe Artan Grubit. Fatkeqësisht dyshimet në opinion janë tepër të mëdha. Vetë fakti që Marrëveshja për ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10D e cila kushton mbi 1,3 miliardë euro u shpall si marrëveshje sekrete mes Qeverisë sonë dhe kopanisë “Bechtel-Enka” ngjalli në opinion shumë dyshime për keqpërdorime të mundshme. Por dyshimet për manipulime eventuale të Artan Grubit forcohen me faktin që ai përmes minsitrave të tij në Qeveri, e shpalli veten koordinator për ndërtimin e Korridoreve.

Dyshime ngriti edhe Komisioni për Anti Korrupsion i cili tha se marrëveshjen nuk e kanë pranuar të plotë dhe me mungesën e anekseve të nënshkruara. Dhe imagjinoni po bëhen gati një vit prej kur është nënshkruar marrëveshja me Behtel Enka dhe deri më tani nuk është ndërtuar asnjë metër autostradë. Ndërsa prej në prill të vitit të kaluar e deri më tani Qeveria i ka paguar Behtel Enkës 235 milion euro, për 0 metra autostradë.

Tani duhet që Qeveria të dalë dhe të tregojë se për çfarë janë paguar ata 235 milion euro ndaj “Bechtel-Enka”, sa marrëveshje të fshehura ka nënshkruar Artan Grubi dhe ku përfundojnë këto para. Pasi ende nuk është ndërtuar asgjë, mos vallë po vazhdon të pasurohet SORAVIA, EUROVIA dhe LLOTARIA!

Nëse Kryeministri Teknik është burrë me kredibilitet dhe nuk frikohet prej Artan Grubit le ta bëjë publike marrëveshjen e plotë dhe të gjithë anekset e nënshkruara për ndërtimin e “Korridorit 8”. Edhe mbi 1 miliadrë euro për ndërtimin e autostradës do të paguhen nga xhepi i qytetarëve dhe ata duhet ta dijnë se ku investohen paratë e tyre dhe në xhepat e kujt përfundojnë! A në qoftëse ka Talati ka frikë e kuptojmë, le të heshtë se mos ndoshta Artan Grubi e ndërron prej pozitës së kryeministrit teknik.

Por një gjë është e sigurt! Derisa janë paguar qindra miliona euro e nuk është ndërtuar asnjë metër autostradë, në çdo rrugë e rrugicë lulëzojnë kazinotë dhe bastoret. E vetmja arsye që dyshojmë për vonesën e ndërtimit të autostradës është se, ndoshta Artani njëherë përgatit vendet për kazinotë rreth autostradës e më pas do të ndërtojë autostradën.

Daut Memishi
Lidhja Europiane për Ndryshim


Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *