Kisha kënaqësi të marr pjesë në ceremoninë e diplomimit në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik.
Duke i uruar të diplomuarit e këtij universiteti, në fjalën time theksova se: “Duke qenë një vatër arsimore që emërtohet me emrin Ballkan, IBU ia ka dalë si pakkush në vendin tonë që këtë identitet ta projektojë në një institucion të arsimit të lartë, ku studiojnë studentë të komuniteteve të ndryshme etnike, gjuhësore e religjioze, ashtu që nëse sot do të duhej ta bëjmë një apologji për Ballkanin si vatër të qytetërimit, këtë mbase do ta fillonim duke e marrë për ilustrim Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik.