Më 12 tetor 2025, Kryetari i Alternativës, Dr. Zeqirija Ibrahimi, vizitoi fshatin e tij të lindjes, Luboten, ku së bashku me Kryeministrin Hristijan Mickoski, ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski, zëvendësministren Kaltrina Zekolli Shaqiri, kryetarin e Komunës së Butelit, Darko Kostovski, dhe bartësin e listës së këshilltarëve të VLEN-it për Butel, Behar Rexhepi, promovuan projektin jetik të ujësjellësit.
Ky projekt do të zgjidhë përfundimisht problemin shumëvjeçar të furnizimit me ujë në Luboten, duke sjellë përmirësim të dukshëm në jetën e banorëve. Qeveria tashmë ka ndarë mjetet e nevojshme për realizimin e tij, duke treguar përkushtimin konkret të VLEN-it për zhvillim dhe mirëqenie në çdo vendbanim shqiptar.
Dr. Ibrahimi theksoi se angazhimi i qeverisë është i qartë: të zgjidhen problemet e trashëguara nga pushteti i kaluar i korruptuar dhe të sjellë ndryshim të vërtetë për komunitetet shqiptare.
VLEN për Lubotenin – për ujë të pastër, zhvillim dhe ndryshim të qëndrueshëm!
