Së bashku me krerët e VLEN, dhe deputetin, Bekim Sali, me ftesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, pata nderin të marr pjesë në shënimin e 26-vjetorit të çlirimit të Republikës së Kosovës.
Duke njohur rrugëtimin e Kosovës dhe gjithçka që ka kaluar, kjo ditë sjell ndjenja të përziera: krenari për qëndresën dhe sakrificën, por edhe dhimbje për të gjithë ata që ranë dëshmorë në emër të lirisë.
Kosova është plagë dhe krenari e përhershme në kujtesën e çdo shqiptari – për flijimin, përkushtimin dhe rrugën e mundimshme deri te çlirimi dhe shpallja e pavarësisë.
Urime vëllezërve tanë kosovarë!
Urime Kosovë!




