Më 12 tetor 2025, Kryetari i Alternativës, Dr. Zeqirija Ibrahimi, së bashku me krerët e koalicionit VLEN, mori pjesë në tubimin qendror në Saraj, ku u pa një mobilizim masiv i qytetarëve, që tregon qartë se Saraji e ka ndarë mendjen për ndryshim edhe në nivel lokal.
Në këtë tubim u prezantua kandidati për kryetar komune, Muhamed Elmazi, i cili përfaqëson zgjidhje për problemet shumëvjeçare, si furnizimi me ujë, përmirësimi i infrastrukturës, renovimi i shkollave, ndërtimi i fushave sportive dhe realizimi i investimeve që do ta çojnë Sarajin përpara.
Dr. Ibrahimi theksoi se pushteti i kaluar e ka përdorur Sarajin vetëm për vota, ndërsa tani është koha që qytetarët të vendosin për zhvillim të vërtetë dhe për ndryshim me VLEN.
Rrethoni numrin 7 – për ndryshim, për zhvillim dhe për një Saraj të përparuar!
