Më 12 tetor 2025, Kryetari i Alternativës, Dr. Zeqirija Ibrahimi, mori pjesë në tubimin qendror të koalicionit VLEN në Kumanovë për zgjedhjet lokale të 19 tetorit.
Në këtë ngjarje u theksua se ka ardhur koha që vendbanimet shqiptare në Kumanovë të dalin nga zora qorre dhe të marrin trajtimin e merituar. Gjatë fjalës së tij u përmend puna e kaluar e Driton Sulejmanit, këshilltar komunal, i cili ka qëndruar konsistent me politikat e VLEN-it, duke sjellë fitore dhe projekte konkrete për komunitetin.
Dr. Ibrahimi u shpreh se më 19 tetor, Kumanova do të vazhdojë rrugëtimin e nisur para katër viteve, këtë herë me kapitalin e pushtetit qendror, dhe se drejt këtij ndryshimi do t’i prijnë djem e vajza të rinj, përfshirë kandidatin për kryetar komune, Arben Etemi, dhe listën e këshilltarëve komunalë, të udhëhequr nga Skender Osmani.
Një zë për Kumanovën! Rretho numrin 7
