Më 13 tetor 2025, Kryetari i Alternativës, Dr. Zeqirija Ibrahimi, së bashku me krerët e koalicionit VLEN, mori pjesë në tubimin qendror në Gostivar, ku u dha një mesazh i qartë për ndryshim, përgjegjësi dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Në fjalën e tij, Dr. Ibrahimi theksoi se Gostivari, pavarësisht potencialit të madh, është renditur ndër komunat më të borxhuara, dhe kjo gjendje duhet të marrë fund. Ai rikujtoi se projektet më të fundit të realizuara në qytet mbajnë vulën e VLEN-it, çka dëshmon përkushtimin dhe transparencën e këtij koalicioni në qeverisje.
Me Sebaedin Dautin si kandidat për kryetar të Komunës së Gostivarit, u theksua se ndryshimi nuk është më vetëm i nevojshëm, por i domosdoshëm për të siguruar menaxhim efikas, zhvillim të drejtë dhe jetë më të mirë për qytetarët.
Gostivari meriton përgjegjësi, zhvillim dhe qeverisje që ia VLEN!
