Kryetari Zeqirija Ibrahimi në Akademinë Solemne për Ditën e Alfabetit dhe përvjetorin e ITShKSH

21 nentor – Sonte mora pjesë në akademinë solemne me rastin e Ditës së Alfabetit dhe përvjetorit të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, organizuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Instituti.
Me këtë rast u hap edhe ekspozita “Shtypshkronja dhe Kongresi”, kushtuar shtypshkronjës “Bashkimi i Kombit” – “Shtypshkronja Tregtare Ndërkombëtare” dhe delegatëve të Kongresit të Manastirit.

Dita e Alfabetit Shqip është një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore e historike të shqiptarëve në të gjitha trojet, e sidomos për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, pasi ai moment historik ndodhi pikërisht në Manastir.
22 nëntor 1908, u vendosën themelet e orientimit të kombit shqiptar në Ballkan dhe më gjerë. Rilindasit tanë kishin një vizion të qartë:
shqiptarët duan të ecin në hap me kombet dhe popujt e tjerë, duke fituar fillimisht lirinë kulturore, e më pas edhe atë politike.

Urime për shumë mote 22 Nëntori – Dita e Alfabetit!