Kryetari Zeqirija Ibrahimi merr pjesë në pritjen zyrtare për Ditën Kombëtare të Kroacisë

Me ftesë të ambasadores të Republikës së Kroacisë në Shkup, ekselencës së tij z. Nives Tiganj, kryetari Zeqirija Ibrahimi, së bashku me deputetin Bekim Sali, morën pjesë në pritjen zyrtare të organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Kroacisë.

Në këtë ngjarje festive, kryetari Ibrahimi theksoi marrëdhëniet tradicionalisht miqësore mes dy vendeve, duke vlerësuar Kroacinë si një partnere të rëndësishme në procesin e integrimit evropian të vendit. Ai nënvizoi se bashkëpunimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë është intensifikuar në fusha me interes të ndërsjellë.

Me këtë rast, kryetari Ibrahimi i përcolli ambasadores Tiganj urimet më të përzemërta për popullin dhe shtetin mik kroat, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Kroacia i jep vendit tonë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.