Kryetari Zeqirija Ibrahimi merr pjesë në ceremoninë e diplomimit në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik

Me ftesë të Rektorit të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, Prof. Dr. Lütfi Sunar, kryetari Zeqirija Ibrahimi mori pjesë në ceremoninë solemne të diplomimit të studentëve. Në këtë ngjarje, ai ishte i shoqëruar nga deputeti Bekim Sali.

Gjatë pjesëmarrjes së tij, kryetari Ibrahimi theksoi rëndësinë e arsimit si themeli më jetik i çdo shoqërie. Ai vlerësoi lart rolin që Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik luan në përmirësimin e arsimit në vend, duke ofruar kushte moderne dhe cilësi të lartë akademike.