Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, mori pjesë në galanë solemne të organizuar me rastin e 24-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, me ftesë të zëvendëskryeministrit të parë, z. Izet Mexhiti.
Ngjarja u mbajt në një atmosferë festive dhe kulturore, ku performoi tenori i njohur shqiptar me origjinë nga Kosova, Ramë Lahaj. Ai i dhuroi të pranishmëve një repertor të veçantë muzikor, duke sjellë emocione të veçanta përmes interpretimit të tij brilant, si një nga tenorët më të vlerësuar në skenën ndërkombëtare.
Në këtë përvjetor, z. Ibrahimi theksoi se Marrëveshja e Ohrit mbetet një nga momentet më të rëndësishme historike për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, pasi hapi rrugën për barazi, përfaqësim dhe avancim të të drejtave kolektive. Ai shtoi se është detyrë e përbashkët e të gjithë faktorëve politikë dhe shoqërorë që vlerat dhe fryma e kësaj marrëveshjeje të ruhen dhe të zhvillohen më tej.