Kryetari Zeqirija Ibrahimi merr pjesë në ceremoninë shtetërore të çmimit “22 Nëntori”

22 nentor –

Sot, në festën e Alfabetit, Kryetari Zeqirija Ibrahimi ishte i pranishëm në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në ceremoninë zyrtare të ndarjes së çmimit shtetëror “22 Nëntori”, që jepet me rastin e shënimit të kësaj dite të shënuar të kombit shqiptar.

Gjatë ceremonisë, Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ua ndau çmimet fituesve të sivjetshëm:

  • historiani Sevdail Demiri

  • shkrimtari Resul Shabani

Kryetari Zeqirija Ibrahimi e vlerësoi këtë ngjarje si një akt të rëndësishëm mirënjohjeje ndaj kontributit të figurave shkencore e kulturore në vendin tonë. Ai i uroi fituesit për çmimin e merituar, duke u dëshiruar edhe më shumë produktivitet në fushën akademike dhe artistike.