Më 101-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë, së bashku me mikun tim, kryetarin e Kuvendit republikan Afrim Gashin, dhe ministrin për Çështje Evropiane, Orhan Murtezanin, morëm pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Turqisë. Ky përvjetor simbolizon miqësinë dhe lidhjet e forta që kemi ndërtuar mes dy popujve tanë, duke përforcuar bashkëpunimin në fusha të ndryshme dhe duke dëshmuar respektin e ndërsjellë që mbështet marrëdhëniet tona diplomatike.