Së bashku me krerët e koalicionit VLEN, Kryetari i Alternativës, dr. Zeqirija Ibrahimi, mori pjesë sot në hapjen e shtabit zgjedhor në Prespë – një rajon ku traditat e lashta shqiptare ruhen dhe kultivohen me krenari.
Me këtë rast, Ibrahimi theksoi se VLEN do të jetë i pranishëm në çdo cep ku flitet shqip, duke garantuar përfaqësim dinjitoz dhe të drejtë për çdo qytetar.
“Ndryshimi ka filluar dhe gjithandej ndihet fryma e fitores”, deklaroi Kryetari Ibrahimi gjatë hapjes së shtabit në Prespë.