Një ditë e ngarkuar me energji pozitive u përmbyll në mënyrën më të mirë, me hapjen e shtabit zgjedhor të koalicionit VLEN në Komunën e Krushevës.
Me këtë rast, Kryetari i Alternativës, dr. Zeqirija Ibrahimi, theksoi se mbështetja për VLEN-in po vjen nga çdo cep dhe çdo vendbanim, si vazhdim i një rruge që nisi vitin e kaluar dhe që po rritet dita-ditës.
“VLEN është zëri i ndryshimit”, u shpreh Ibrahimi, duke shtuar se ky zë po forcohet përditë me besimin e qytetarëve në kauzën e përbashkët.