Kryetari Ibrahimi merr pjesë në ceremoninë përkujtimore të 15 Korrikut, Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar me ftesë të Ambasadës së Republikës së Turqisë

Kryetari, Zeqirija Ibrahimi, së bashku me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, me ftesë të Ambasadës së Republikës së Turqisë në Shkup, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore me rastin e 15 Korrikut – Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar, të organizuar nga ambasadori Fatih Ulusoy.

Kjo ditë shënon rezistencën dhe unitetin e popullit turk në mbrojtje të demokracisë dhe sovranitetit të vendit të tyre, duke mos lejuar që tentativa për grusht shteti nga organizata terroriste “FETO” të cenojë rendin kushtetues dhe vlerat demokratike të Republikës së Turqisë.

Kryetari Ibrahimi vlerësoi rëndësinë e kësaj dite si një mesazh universal për fuqinë e popullit dhe mbrojtjen e institucioneve demokratike.