Kisha kënaqësinë të mirëpres në takim Ambasadoren e Kanadasë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, SH.S. Mishell Kameron, dhe ta uroj për emërimin e saj në këtë funksion.
Në këtë takim, konfirmuam marrëdhëniet bilaterale mes Maqedonisë së Veriut dhe Kanadës, të cilat karakterizohen nga miqësia dhe bashkëpunimi i ndërsjellë. Konstatuam se zgjerimi i bashkëpunimit në kuadër të NATO-s ka krijuar mundësi për forcimin e partneritetit në fushën e sigurisë.
U pajtuam që Grupit Parlamentar për Bashkëpunim me Kanadën dhe diaspora e vendit në Kanadë, duhet të shërbejnë si urë lidhëse dhe mundësi për rritjen e bashkëpunimit në fushat e ndryshme dhe thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona.