Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi zhvilloi takim me z. Konstatine Vardzelashvili, Shef i Departamentit të Demokratizimit në ODIHR

Kisha kënaqësinë të zhvilloj një takim produktiv me z. Konstatine Vardzelashvili, Shef i Departamentit të Demokratizimit në ODIHR, me të cilin diskutuam mbi bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë për ta thelluar atë në segmente të ndryshme.
U fokusuam në angazhimin për zbatim dhe përditësim të Kodit Etik, ndërsa shqyrtuam aktivitete dhe mundësitë e tjera të shkëmbimit të praktikave për forcimin e demokracisë dhe integritetit të institucioneve. Shpreha mirënjohje dhe gatishmëri për të vazhduar të bashkëpunojmë në fusha me interes të përbashkët.