Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi zhvilloi takim me z. Daniel Greenberg, Komisar për Standardet në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar.

Gjatë vizitës sime zyrtare në Londër, pata kënaqësinë të takohem me z. Daniel Greenberg, Komisar për Standardet në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar. Theksuam rëndësinë e standardeve të etikës në funksionimin e parlamentit, ndërsa e njoftova për sfidat dhe angazhimin tim në rritjen e përgjegjshmërisë dhe transparencës së deputetëve.
Diskutuam për kornizat aktuale etike dhe për praktikat më të mira në menaxhimin e procedurave, respektimin e kodit etik dhe ruajtjen e integritetit të institucioneve parlamentare. Po ashtu, u pajtuam se përmirësimi i standardeve të ndershëmrisë dhe profesionalizmit është thelbësor në forcimin e besimit të qytetarëve në institucionet demokratike.