Kisha nderin që në Paris të takohem me Kryetaren e Asamblesë Nacionale të Francës, znj. Jael Braun-Pive; një takim historik i këtij formati që zhvillohet pas një kohe të gjatë në kryeqytetin francez.
Konfirmuam marrëdhëniet bilaterale mes shteteve tona dhe vlerësova mbështetjen e fuqishme të Francës në procesin e integrimit të vendit tonë në BE. Në këtë kontekst, diskutuam mbi angazhimin dhe sfidat tona në realizim të këtij objektivi. Theksova rëndësinë e Grupit të Miqësisë në avancim të reformave, ndërsa u pajtuam të focojmë bashkëpunimin ndërparlamentar edhe në të ardhmen.