Kisha nderin që gjatë vizitës sime në Stokholm, Suedi, të takoj z.Christian Danielson, Sekretar Shtetëror për BE. Diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyera mes Maqedonisë së Veriut dhe Suedisë, ndërsa adresuam sfidat dhe mundësitë për integrimin e vendit në BE. Shpreha mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë në këtë drejtim, duke theksuar kontributin qenësor në implementimin e reformave kyçe të cilat forcojnë demokracinë dhe institucionet e vendit.
U pajtuam që duhet të thellojmë më tutje bashkëpunimin në arritjen e standardeve europiane dhe realizimin e aspiratave për anëtarësimin e plotë në BE.