Zhvillova një takim të frytshëm me z. Ricardo Gutierez, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Europiane të Gazetarëve, me kryetarin Mlladen Çadikovski dhe përfaqësues të tjerë të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë së Veriut, ku diskutuam për sfidat dhe mundësitë me të cilat përballen gazetarët.
Theksuam nevojën për forcimin e mekanizmave për mbrojtjen e pavarësisë së mediave dhe gazetarëve, përfshirë intensifikimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe institucional në funksion të përmirësimit të standardeve profesionale dhe etike. Roli i Kuvendit është kyç në këtë drejtim, prandaj u shpreha i gatshëm për të siguruar çdo mbështetje legjislative që sjellë përfitime për lirinë e mediave dhe ngrit standardet e komunitetit të gazetarëve.