Kisha kënaqësinë të realizoj një takim miqësor me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti. Takimi u nderua me praninë e z. Glauk Konjufca, ish-kryetari i Kuvendit, znj. Albulena Haxhiu, Ministrja në detyrë e Drejtësisë, si dhe z. Avni Dehari, kryesuesi i seancës konstituive.
Diskutuam për zhvillimet politike në rajon, çështjet me interes të përbashkët dhe theksuam rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet institucioneve të dy vendeve tona. Gjithashtu, nënvizuam përkushtimin për avancimin e projekteve strategjike që i lidhin shtetet tona.
E falënderova Kryeministrin Kurti për mikpritjen e ngrohtë dhe atmosferën konstruktive që e karakterizoi këtë takim.



