Realizova një takim të frytshëm me Albert Hanin, Sekretar i Përgjithshëm në Zyrën e Bashkëpunimit Rinor Rajonal (RYCO), me të cilin diskutuam për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes për iniciativat rinore në nivel rajonal. Theksuam rëndësinë e forcimit të lidhjeve mes të rinjve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe nxitjen e programeve që promovojnë paqen, sigurinë, tolerancën dhe bashkëpunimin. Rinia është shpresa në një shoqëri, prandaj shpreha gatishmërinë e plotë për të kontribuar në iniciativat që sjellin përfitime për të rinjtë.