Ishte kënaqësi të merrja pjesë në aktivitetin festiv të shkollës fillore “25 maji” për nderë të festave të nëntorit. Tek performanca dhe kreativitetii i fëmijëve, gjeta një shembull të shkëlqyer të atdhedashurisë dhe nderimit të traditave dhe heronjve kombëtar. Si një prind por edhe si kryetar i Kuvendit, u shpreha mirënjohës për këtë aktivitet mbresëlënës, ndaj falënderova mësimdhënësit dhe nxënësit për angazhimin.