Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi priti sot Ambasadoren e SHBA-së, znj. Angela Aggerler

Sot në Kuvend, mirëprita në një takim të përbashkët Ambasadoren e SHBA-së, znj. Angela Aggerler, Zv. Ndihmës Sekretarin për Ballkanin Perëndimor në Byronë për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, z. Alexander Kasanof, si dhe deputetët alumni të programeve amerikane.
Kjo ngjarje ishte një mundësi e shkëlqyer për të forcuar lidhjet tona me SHBA-në dhe për të reflektuar mbi angazhimin e pazëvendësueshëm të këtij partneri të palëkundur në zhvillimin e Maqedonisë së Veriut. Shpreha mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve, si dhe faleminderova deputetët alumni që kanë kontribuar në forcimin e marrëdhënieve me SHBA-në. Theksova se mbetem i përkushtuar për të vazhduar këtë bashkëpunim të frytshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *