Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi priti në takim, znj. Lesley Miller, Përfaqësuese e UNICEF për Maqedoninë e Veriut.

Kisha kënaqësinë e veçantë të mirëpres në takim, znj. Lesley Miller, Përfaqësuese e UNICEF për Maqedoninë e Veriut. Diskutuam mundësitë e bashkëpunimit mes Kuvendit të Maqedonisë së Veriut dhe UNICEF, në mbështetje të fëmijëve dhe të rinjve të vendit.
Theksuam rëndësinë e forcimit të politikave që promovojnë të drejtat e fëmijëve, përmirësimin e kushteve të edukimit dhe mirëqenies sociale, si dhe përkushtimin për të siguruar mundësi më të mira për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë në Maqedoninë e Veriut. Në këtë konteskt, u pajtuam që të thellojmë bashkëpunimin me nisma dhe hapa konkret.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *