Me kënaqësi prita guvernatorin e sapozgjedhur të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Trajko Sllaveski, I cili dha deklaratën e tij solemne. Me këtë akt ai u shpreh i gatshëm për të kontribuar në forcimin e stabilitetit dhe zhvillimit të sistemit financiar në vend, duke punuar me integritet, profesionalizëm dhe përgjegjësi. I urova suksese në këtë detyrë të rëndësishme!




