Kisha kënaqësinë të zhvilloj një takim me Ambasadorin jorezident të Kirgistanit, z. Ruslan Kazakbaev, me të cilin theksuam rëndësinë e thellimit të marrëdhënieve tona bilaterale. Diskutuam për mundësitë e krijimit të grupeve parlamentare të miqësisë për të forcuar bashkëpunimin parlamentar. Shqyrtuam mundësitë për zhvillimin e lidhjeve në sektorë të ndryshëm, si ekonomia, kultura, turizmi dhe investimet, duke vënë theksin tek rëndësia e shkëmbimit të përvojave mes dy vendeve. Shprehëm gatishmëri reciproke për të inicuar bashkëpunime konkrete, që do të intensifikonin marrëdhënieve tona në çdo sferë.




