Me krenari të veçantë mora pjesë në një ngjarje të rëndësishme për të shënuar 5-vjetorin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.
Anëtarësimi ynë në NATO ishte një hap i madh në forcimin e partneriteteve tona ndërkombëtare dhe garantimin e sigurisë për qytetarët tanë. Ndërkaq ky përvjetor i rëndësishëm për vendin tonë, është një dëshmi e angazhimit tonë të fortë për të kontribuar në paqen, sigurinë dhe stabilitetin global.
Përkushtimi ynë për këtë aleancë do të vazhdojë të mbetet i patundur, duke kontribuar aktivisht në forcimin e vlerave të demokracisë, lirisë dhe sigurisë.




