Kryetari i Alternativës, Bekim Sali, takohet me kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi

Zëvendëskryeministri i Parë dhe kryetar i Alternativës, Bekim Sali, së bashku me kryetarin e Kuvendit të RMV-së janë takuar me deputetin e vetëm shqiptarë në Parlamentin e Republikës së Serbisë, Shaip Kamberi.
“ I nderuar që sot, së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, të takohemi me Kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik, njëherazi deputet dhe përfaqësues i shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Kryetari Shaip Kamberi është sinonim i ngritjes së zërit dhe i betejës së vazhdueshme për përfaqësim dhe për të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe më gjerë”, thuhet në njoftim.