Zëvendëskryeministri i Parë dhe kryetar i Alternativës, Bekim Sali, së bashku me kryetarin e Kuvendit të RMV-së janë takuar me ish kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.
“ Së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, pata kënaqësinë të takoj, në një atmosferë miqësore dhe vëllazërore, ish-Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufcën.
E urova për rezultatin e jashtëzakonshëm që kanë arritur si Lëvizje Vetëvendosje, së bashku me koalicionin, në zgjedhjet e fundit.
Bashkëpunimi me Republikën e Kosovës, gjatë qeverisjes sonë, ka qenë në nivelin më të lartë dhe do të vazhdojë të thellohet edhe më shumë pas konstituimit të institucioneve të Kosovës”, thuhet në njoftim.