Kryetari i Alternativës, Bekim Sali, mori pjesë në shënimin e 9 vjetorit të Universitetit “Nënë Tereza”

Kryetari i Alternativës, Bekim Sali, ka marrë pjesë në shënimin e 9 vjetorit të themelimit të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.

Sali, me këtë rast, ka nënvizuar se përkushtimi i Qeverisë VLEN ndaj Universitetit “Nënë Tereza” është tejet i dukshëm.

“ Me krenari mora pjesë në shënimin e përvjetorit të nëntë të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup. Me këtë rast, u realizua edhe ceremonia e dhënies së titullit Doctor Honoris Causa për Akademik Alajdin Abazi.
Ky universitet, mban emrin e nobelistes shqiptare nga Shkupi, Gonxhe Bojaxhiu e cila i shërbeu njerëzimit përmes humanizmit dhe solidaritetit! Në këtë mënyrë ajo u bë simbol i shqiptarëve në mbarë botën, sidomos i shqiptarëve të Shkupit prej ku e ka origjinën.
Universiteti “Nënë Tereza” ka dy shenja dalluese në kohën e Qeverisë VLEN që flet qartas për përkushtimin e kësaj qeverie ndaj arsimit shqip.
E para ka të bëjë me nënshkrimin e Marrëveshjes kolektive nga kryetari i Kuvendit të RMV, Afrim Gashi që mundëson ngritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve të punonjësve në arsimin e lartë, sidomos në Universitetin “Nënë Tereza”.
Shenja e dytë dalluese e Qeverisë VLEN për Universitetin “Nënë Tereza” është Kampusi Universitar dhe ndarja e buxhetit prej 34 milion euro që është një buxhet historik për një universitet shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.
Urime 9 vjetori i Universitetit “Nënë Tereza”!”, thuhet në njoftim.