Pata nderin të realizoj një takim bilateral me Kryetarin e Parlamentit të Estonisë, z. Lauri Hussar, në Riga, ku po zhvillohet Samiti i Tretë Parlamentar i Platformës Ndërkombëtare të Krimesë.
Në takim diskutuam mbi rëndësinë e procesit të digjitalizimit, shkëmbyem ide mbi avancimet dhe mundësitë e bashkëpunimit në këtë drejtim. Theksova se është e nevojshme të mësojmë nga praktikat e Estonisë, e cila është një lider europian në këtë fushë. Ndërkaq, z. Hussar ndau proceset dhe zgjidhjet ligjore që Estonia ka zbatuar në 25 vitet e fundit, duke theksuar se digjitalizimi kërkon investime të konsiderueshme, por esenciale për qytetarët dhe demokracinë.
U dakorduam se grupi përbashkët i bashkëpunimit midis dy parlamenteve ofron një bazë të shkëlqyer për realizimin e projekteve të ardhshme dhe thellimin e marrëdhënieve tona dypalëshe.