Kryetari Bekim Sali në mbështetje të kandidatit të VLEN në Vrapçisht, Zulhajrat Demiri

Kryetari i Alternativës, Bekim Sali, mori pjesë në mbështetje të kandidatit të VLEN për kryetar të komunës së Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri.
Sali, midis tjerash theksoi se me 11 janar, Vrapçishti do të zgjedh të ardhmen që ia VLEN.
“ Në Vrapçisht sonte ishim për t’i dhënë mbështetje kandidatit të pavarur Zulhajrat Demiri, së bashku me Zeqirija Ibrahimin, shefin e shtabit qendror të VLEN, Adnan Azizi, si dhe funksionarë të lartë të VLEN.

Zulhajrat Demiri përfaqëson zërin e qytetarëve, guximin për ndryshim dhe vullnetin për ta kthyer Vrapçishtin në një komunë që punon për të gjithë. Më 11 janar, Vrapçishti zgjedh ndryshimin, zgjedh besimin, zgjedh të ardhmen që ia VLEN!”, thuhet në njoftim.